Aksident i frikshëm në unazën e qytetit të Korçës, ku një mjet ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe është përmbysur në anë të saj.
Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa policia raporton paraprakisht se nga aksidenti nuk ka të lënduar.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Nga pamjet aksidenti duket i frikshëm dhe drejtuesi ka shpëtuar mrekullisht. (A2 Televizion)
