Ekzekutohet me armë zjarri në lëvizje efektivi i FNSH-së Shkodër. Identifikohet automjeti nga është qëlluar

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 08:24 | Kronikë
Ekzekutohet me armë zjarri  në lëvizje efektivi i FNSH-së

Xhulio Prela 26 vjeç efektiv i forcave të ndërhyres së shpejtë në Shkoder u ekzekutua në aksin Lezhë – Milot, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ai kthehej nga Rinasi, kur dyshohet se iu bë shenjë të ndalonte makinën e me pas të qëllohej për vdekje me 3 plumba pistolete.

Një efektiv policie i forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Lezhë-Milot në zonën e Gajushit ku 26 vjeçari Xhulio Prela, ishte duke u kthyer nga Rinasi pasi kishte shoqëruar disa të afërm të tij.

Atentatorët dyshohet se kishin ndjekur çdo lëvizje të tij, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka bërë të riun të ndalojë mjetin e tij tip Volsvagen. Hetuesit mendojnë se Prelësi është bërë shenjë të ndalojë çka hedh dyshimet se ai ka pasur njohje me njërin prej atentatorëve, ndërsa plumbat e pistoletës i ka marrë nga një distancë e afërt.

Ndonëse ka tentuar të largohet ai ka lëvizur dhe disa qindra metra larg, por më pas kahumbur kontrollin duke përfunduar i vdekur në një parcelë pranë vendit ku u qëllua.

Për ekzekutimin policia ka shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa dyshojnë se krimi ka ardhur për shkak të detyrës apo konflikteve prej saj.

Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja pistolete, ndërsa i riu nuk njihej si person problematik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos