Korrupsion mbi kontrollet e subjekteve private, Gjykata e Posaçme ngre akuzën për ish-drejtorin e Tatimeve

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 16:38 | Kronikë
Korrupsion mbi kontrollet e subjekteve private, Gjykata e Posaçme ngre

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas një seri hetimesh paraprake dhe vlerësimit të provave të mbledhura ka vendosur procedimin penal për ish-drejtorin e Drejtorisë Tatimore të Korçës Thoma Tontonozi si dhe ish-punonjësin e atij institucioni Stjuart Bardhoshi.

Dy personat janë të akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim.

Gjykatq ka vlerësuar se personat në fjalë kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos