U shpall i zhdukur nga familjarët, gjendet i mbytur peshkatari në Durrës

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 08:08 | Kronikë
U shpall i zhdukur nga familjarët, gjendet i mbytur peshkatari në

Policia e Durrësit informon se, në orët e para të mëngjesit, ka gjetur të mbytur në det trupin e një personi.

Pas verifikimeve rezultoi se viktima ishte 32-vjeçari Silvi Prifi, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij prej disa ditësh. Sipas të afërmve të tij, Silvi kishte dalë për të peshkuar më datë 28 nëntor dhe nga ajo ditë kishte humbur kontaktet.

Për këtë shtetas, janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga palombarët dhe Forcat Detare, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e mbytjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos