Aksident i frikshëm në Qafë – Thanë, autobusi përplaset me veturën, kjo e fundit shpërthen në flakë, disa të plagosur

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 17:14 | Kronikë

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme, këtë herë në Qafë – Thanë, ku një autobus është përplasur me një tjetër automjet.

Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël ndërsa raportohet për disa të plagosur. Sikurse shihet nga pamjet e siguruara nga A2CNN, automjeti është shkrumbuar tërësisht nga flakët.

Ambulanca e spitalit të Përrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes.

Nga aksidenti është krijuar radhë e gjatë mjetesh në këtë aks, ndërkohë njoftohet se nga autobusi ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/21/te-plagosurit-me-helikopter-drejt-tiranes-dalin-pamjet-e-aksidentit-te-qafe-thanes-flet-shoferi-i-autobusit-me-erdhi-perballe/
https://a2news.com/2023/05/21/aksidenti-i-rende-ne-qafe-thane-reagon-policia-momenti-kur-te-plagosurit-nisen-me-helikopter-drejt-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos