
Një 49-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë si autor i dyshuar i një plagosjeje me thikë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë, ku 49-vjeçari ka plagosur me mjetin prerës një 55-vjeçar.
Autori i dyshuar u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
49-vjeçari është banues në fshatin Akërni, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka sekuestruar thikën e përdorur nga autori në ngjarje. (A2 Televizion)