Aksident në Lezhë, makina merr përpara motorin

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 10:56 | Kronikë
Aksident në Lezhë, makina merr përpara motorin

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në aksin Lezhë-Shkodër, ku janë përfshirë një motor dhe një makinë.

Sipas të dhënave paraprake, makina e drejtuar nga K.B. ka përplasur motorin që drejtohej nga Z. P. 65 vjeç në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit".

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili është transferuar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos