
Policia e Pogradecit bën me dije se mesditën e së dielës në ujërat e liqenit është gjetur e mbytur një grua e moshuar.
Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët në vendin e quajtur "Pompat e Tushemishtit", të cilët lajmëruan më pas policinë.
Pas verifikimeve, ka rezultuar se viktima është shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. (A2 Televizion)