Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Nga A2 CNN
3 Janar 2023, 17:14 | Kronikë
Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe 4 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Gradishtë-Spolat", ku shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë plagosur pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos