Zbardhet vrasja e Edmond Papës, arrestohet një prej autorëve

Nga A2 CNN
3 Janar 2023, 09:54 | Kronikë
Zbardhet vrasja e Edmond Papës, arrestohet një prej autorëve

Vrasja e Edmond Papës më 16 dhjetor të vitit që shkoi është zbardhur nga policia dhe në pranga është vendosur një nga autorët.

Bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2023, është finalizuar operacioni i koduar policor “EAGLE EYES”.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes së 49-vjeçarit Papa i cili u ekzekutua me armë zjarri në  në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë.

Policia e Tiranës vuri në pranga një nga autorët e dyshuar, A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Ndërsa në kërkim u shpall si bashkëautor, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi  rezultoi se autorët e dyshuar e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën , para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. 

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.    (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/16/kush-eshte-edmond-papa-u-vra-me-5-plumba-ne-tirane/
https://a2news.com/video/telefonova-dy-here-policine-me-dilte-sekretaria-vrasja-e-edmond-papes-zbardhen-deshmite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos