Vrasja e Edmond Papës, autori i dyshuar, djali i një punonjësi policie

Nga A2 CNN
3 Janar 2023, 13:37 | Kronikë
Vrasja e Edmond Papës, autori i dyshuar, djali i një punonjësi

Një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Edmond Papës rezulton të jetë i biri i një punonjësi policie. Siç bën të ditur policia, pas ndalimit të 30-vjeçarit,  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra të atin, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Po ashtu, njoftohet se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj këtij punonjësi të policisë.

Kujtojmë se një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Papës më 16 dhjetor të vitit që shkoi u vu në pranga mëngjesin e 1 janarit.

Po ashtu, në kuadër të operacionit “EAGLE EYES”, u shpall në kërkim një qytetar tjetër, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, në cilësinë e bashkautorit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/03/zbardhet-vrasja-e-edmond-papes-arrestohet-nje-prej-autoreve/
https://a2news.com/2022/12/16/kush-eshte-edmond-papa-u-vra-me-5-plumba-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos