
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 35-vjeçarje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Larushk të Fushë Krujës.
Policia ka bërë të ditur se një automjet, i drejtuar nga shtetësia me inicialet E.A. ka humbur drejtimin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë, ku për fat të keq ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)