
Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesnatës në Ksant të Greqisë, ku 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me godinën ku bëhet pagesa e autostradës.
Policia greke ka bërë të ditur se makina drejtohej nga një shtetas moldav, ndërsa viktimat janë emigrantë të paligjshëm në Greqi. (A2 Televizion)