Tensione në Gjykatën e Fierit, arrest me burg në mungesë për Klodian Çalamanin

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 12:06 | Kronikë

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Klodian Çalamani, i cili akuzohet se ka vrarë 8-vjeçarin në fshatin Greçalli.

Vendimi u dha në mungesë për 38-vjeçarin pas tensioneve të krijuara në gjykatë nga familjarët e 8-vjeçarit.

Me thirrjet drejtësi, ata kanë tentuar të shkojnë drejt sallës ku ishte planifikuar masa e sigurisë. Më pas, me ndërhyrjen e forcave të rendit, familjarët janë nxjerrë jashtë ambienteve, ndërsa kanë kërkuar mbështetjen edhe të qytetarëve për të vënë në vend drejtësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos