Fieri nuk e pranon, Klodian Çalamani dërgohet në paraburgimin e Vlorës

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 22:05 | Kronikë
Fieri nuk e pranon, Klodian Çalamani dërgohet në paraburgimin e

Klodian Çalamani ka mbërritur mbrëmjen e sotme në paraburgimin e Vlorës, pasi paraburgimi i Fierit nuk e ka pranuar.

Ai tashmë është në izolim dhe drejtoria e burgut ka bërë plan masash për të shmangur kontaktin e tij me të burgosur të tjerë.

Paradite, familjarët e 8-vjeçarit të vrarë mësynë në godinën e Gjykatës së Fierit, në kërkim të Çalamanit. Me thirrjet për drejtësi, ata kanë tentuar të shkojnë drejt sallës ku ishte planifikuar masa e sigurisë. Më pas, me ndërhyrjen e forcave të rendit, familjarët janë nxjerrë jashtë ambienteve, ndërsa kanë kërkuar mbështetjen edhe të qytetarëve për të vënë në vend drejtësinë.

https://a2news.com/2021/11/18/familjaret-e-8-vjecarit-te-vrare-u-futen-me-force-ne-gjykaten-e-fierit-seanca-mund-te-zhvendoset/

Ndërkohë, dhjetëra banorë të Fierit u mblodhën në qendër të qytetit për të firmosur një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje. Ata kërkuan dënimin kapital për Klodian Çalamanin, autorin e dyshuar të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Babai i 8-vjeçarit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në oborrin e shtëpisë së Çalamanit, qëndronte në qendër të qytetit me bashkëshorten. I tronditur, ai kërkon drejtësi për të birin. “Ta sjellin këtu ta varin, ta shikoj me sytë e mi dhe nuk jam i ngopur… Të mblidhen për fëmijët e vet. Të ma sjellin këtu”, tha ai për gazetarët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/18/peticion-per-rikthimin-e-denimit-me-vdekje-pas-vrasjes-se-8-vjecarit-ne-fier/

A2 CNN Livestream

Latest Videos