Favorizuan kontrabandën, arrestohen dy punonjës të pikës kufitare në Gorricë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 23:00 | Kronikë
Favorizuan kontrabandën, arrestohen dy punonjës të pikës

Dy punonjës të pikës doganore të Gorricës janë arrestuar ditën e sotme me akuzën e favorizimit të kontrabandës.

Bëhet fjalë për përgjegjësin e pikës doganore të Gorrices, Julian Hanelli dhe punonjësin e doganës Petrika Mano. Rasti që i ka kushtuar prangat dy punonjësve të doganës ka të bëj me një kontroll të munguar të një mjeti që sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut, dhe që u ndalua në aksin Gorrice-Zvezde.

Të arrestuarit po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Korçës, dhe ndërkohë që nuk dihet sa ka qenë sasia e produkteve të kaluara ilegalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos