Grabitën në një qendër tregtare, arrestohen dy vajzat nga Fushë Kruja

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 10:23 | Kronikë
Grabitën në një qendër tregtare, arrestohen dy vajzat nga

Grabitja në një qendër tregtare në Tiranë, i ka kushtuar shtrenjtë dy vajzave nga Fushë-Kruja.

Autoritetet bëjnë me dije se të rejat janë vënë në pranga, pasi kanë arritur të vjedhin disa produkte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. A., 20 vjeçe, dhe V. B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”, njoftojnë uniformat blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos