Aksident i rëndë në Librazhd, përplasen dy makina, një i vdekur

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 17:14 | Kronikë
Aksident i rëndë në Librazhd, përplasen dy makina, një

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Policia ka bërë të ditur se një mjet tip "Benz" është përplasur me mjetin tip "Ford".  Si pasojë  drejtuesi i mjetit "Ford", shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos