Aksident i rëndë në Lushnjë, vdesin dy persona

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 19:42 | Kronikë
Aksident i rëndë në Lushnjë, vdesin dy persona

Pasditen e së martës, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin "Gurrëz e vogël", dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Policia njofton se një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos