Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, pranë doganës

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 13:41 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur, këtë të mërkurë, në Rrugën Kukës-Morinë, pranë doganës. Mësohet se një autobot nafte është përplasur me një autoveturë tip “Volkswagen”.

Mësohet se nga të dhënat e para, në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona. Drejtuesja e mjetit “Volkswagen” me targa të Kosovës ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime, ndërsa në këtë aksident janë plagosur nëna dhe motra e saj. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i autobotit.

Dyshohet se në aksident mund të ketë ndikuar edhe lagështia e rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos