
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mesditën e së mërkurës në qytetin e Tiranës.
Sipas të dhënave paraprake, motomjeti me drejtues shtetasin A. T. 37 vjeç, ka aksidentuar çiklistin H. B., 72 vjeç.
Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)