U aksidentuan te vijat e bardha nga G-Class, çifti Konomi dhe foshnja e tyre janë jashtë rrezikut

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 17:07 | Kronikë
U aksidentuan te vijat e bardha nga G-Class, çifti Konomi dhe foshnja e

Çifti Arjan dhe Vilma Konomi të cilët u aksidentuan të dielën e 8 majit, bashkë me foshnjën 3-muajshe, ndodhen ende në spital.

Gati dhjetë ditë pasi u aksidentuan në vijat e bardha, bashkë me foshnjën 3-muajshe, të dielën e 8 majit, çifti Arjan dhe Vilma Konomi vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Fatos Olldashit, shef i shërbimit të Neurokirurgjisë, fatmirësisht gjendja duket e stabilizuar. "Ndodhen ende në spital, por gjendja e tyre duket me parametra të kënaqshme. Nga pikëpamja neurologjike janë koshientë dhe komunikojnë, shpresat janë që gjendja e tyre të bëhet sa më e mirë”, shpjegon ai.

Vilma dhe Arjan Konomi u aksidentuan të dielën e 8 majit pak pas mesditës, teksa kalonin në vijat e bardha bashkë me vajzën e tyre 3-muajshe, e cila ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos