Shkrumbohet një automjet i parkuar në Vlorë

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 09:02 | Kronikë
Shkrumbohet një automjet i parkuar në Vlorë

Një automjet është djegur tërësisht, teksa ishte i parkuar në Vlorë.

Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:10, në lagjen “Astane”, fshati Kotë. Sipas policisë, makina tip "Mercedes-Benz" ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos