Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë. Mësohet se një automjet që vinte nga Elbasani ka dalë nga rruga, te mbikalimi i Unazës së Madhe, pranë qendrës tregtare TEG.

Si pasojë e aksidentit, një person ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore ndërsa, paraprakisht mësohet se një grua ka humbur jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)