Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, ndërron jetë 35-vjeçari

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 08:41 | Kronikë
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të xhamisë së Farkës, ku një person ka ndërruar jetë.

Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, 35-vjeçari ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos