Operacion antidrogë në "Astir" arrestohen 2 shtetas

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 19:31 | Kronikë
Operacion antidrogë në "Astir" arrestohen 2 shtetas

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, dhe një tjetër shpallet në kërkim, në një operacion antidrogë që solli sekuestron e më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare.

Sipas burimeve të A2 CNN, të arrestuarit janë shtetasit Izmir Bahiti, 29 vjeç,  dhe Nertil Dalipi, 37 vjeç, të dy banues në qytetin e Elbasanit. Operacioni u finalizua në rrugën Mikel Maruli, në zonën e Astirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos