Aksident i rëndë në Viti, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, 4 të plagosur

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 09:37 | Kosova
Aksident i rëndë në Viti, makina del nga rruga dhe përplaset

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në Viti.

Sipas Policisë, një veturë me targa të Kosovës, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i veturës, si dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët gjithashtu janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos