Kurti refuzoi takimin, Rama: Nuk shkova për t’u martuar në Prishtinë. Kurti i ftuar në Shqipëri, mund synojë të bëhet dhe zot shtëpie

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 16:38 | Kosova
Kurti refuzoi takimin, Rama: Nuk shkova për t’u martuar në

“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, nuk ndjehem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë shkova si kryeministër i Shqipërisë. Nuk kam asnjë problem personal me Albinin, por vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar. Këtë situatë e përjetojmë dhe e trajtojmë në mënyrë të ndryshme. Kjo është në të drejtën e tij”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama nga Podgorica, këtë të premte, teksa komentoi refuzimin e takimit nga Albin Kurti, një ditë më parë, teksa kryeministri i Shqipërisë vizitoi Kosovën.

Më tej, Rama u shpreh se Kurti do të jetë i ftuar në Tiranë, pavarësisht të gjithave, ndërsa tha se ai mund edhe të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i Shtëpisë.

“Në takimin e Tiranës, pavarësisht qëndrimit të BE-së, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në takimin e Tiranës për procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dëshiroj që ne të jemi të gjashtë bashkë aty, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar dhe mund të mos duan ta ftojnë në vendet e tjera. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e tij. Madje, mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/07/a-ka-hequr-dore-shqiperia-nga-ballkani-i-hapur-rama-nuk-eshte-kompania-ime-private-qe-e-hap-dhe-e-mbyll-kur-dua-une/
https://a2news.com/2023/07/07/rama-elozhe-abazovicit-nga-podgorica-mik-i-cmuar-qe-e-sheh-politiken-si-qytetar-e-jo-si-perfaqesues-i-nje-etnie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos