Kush është gazetarja ukrainase që u strehua në Kosovë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 08:27 | Kosova

Programit “Journalists in Residence - Kosovo”, i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, koordinatori i terrenit, Adem Sylejmani, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Journalists in Residence - Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos