E reja nga Shqipëria denoncon në policinë e Kosovës: Më dhunuan seksualisht

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 10:44 | Kosova
E reja nga Shqipëria denoncon në policinë e Kosovës: Më

Një vajzë nga Shqipëria ka trokitur në dyert e Policisë së Kosovës dhe ka bërë një denoncim të rëndë, teksa pretendon se është dhunuar seksualisht nga një person, në një shtëpi të pabanuar.

E reja, e cila ishte e shoqëruar nga nëna e saj, ka thënë në polici se personi që ka abuzuar me të ishte nga Shqipëria, i cili mësohet se është shpallur në kërkim nga Policia.

“Sipas policisë së Kosovës “viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është dërguar te mjeku për ekzaminim. I dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Kosovës

A2 CNN Livestream

Latest Videos