Aksident i rëndë te “Rruga e Kavajës”

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 12:08 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet. Nga pamjet e para të siguruara nga A2 CNN shihet një person i shtrirë në tokë, dhe disa të tjerë që po përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

Në vendngjarje shihet edhe një efektiv i Policisë Rrugore. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të “Rrugës së Kavajës”.

Një ditë më parë, disa qindra metra më larg, pranë Tajvanit ndodhi një aksident tjetër i rëndë, ku u përfshinë 10 makina dhe një autobus i linjës së Unazës, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 9 persona.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos