Një tjetër urban përfshihet në aksident në Tiranë, këtë herë përplaset me karrotrec

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 16:00 | Kronikë

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet, ku sërish i përfshirë ka qenë një autobus urban.

Këtë herë është përplasur në rrethrrotullimin e Saukut një urban i linjës me një karrotrec. Paraprakisht, mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve shkaqet e këtij aksidenti.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur sot në Tiranë, ku mes mjeteve të përfshira ka pasur edhe autobusë të linjave urbane.

Aksidenti i paradites, ku u përfshi një urban i Unazës shkaktoi disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/publikohet-videoja-zbulohet-dinamika-e-aksidentit-te-autobusit/
https://a2news.com/2023/02/27/aksidenti-i-autobusit-autoritetet-6-te-plagosur-po-marrin-ndihme-mjekesore-ne-spital/
https://a2news.com/2023/02/27/aksidenti-i-shumfishte-ne-tirane-drejtuesi-i-autobusit-jo-nen-efektin-e-alkoolit/
https://a2news.com/2023/02/27/autobusi-i-linjes-se-unazes-ne-tirane-perplaset-me-disa-automjete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos