Merr flakë tenda e një apartamenti në “Bllok”, rrezikohen të tjerët

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 17:57 | Kronikë
Merr flakë tenda e një apartamenti në “Bllok”,

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e “Bllokut” në Tiranë.

Sikurse shihet nga pamjet ekskluzive të A2CNN, flakët po rrezikojnë edhe hyrjet e tjera të pallatit, ndërsa nuk raportohet për qytetarë të lënduar.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 27.02.2023, në rrugën "Brigada 8", ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos