
Një automjet është aksidentuar pak pas orës 15:00 të së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke lënë 3 persona të plagosur.
Policia bën të ditur se shtetasi E. B., rreth 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur pasagjerët, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)