Aksident me 3 të plagosur në Tiranë-Durrës, dy prej tyre të mitur

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 08:42 | Kronikë
Aksident me 3 të plagosur në Tiranë-Durrës, dy prej tyre

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë orëve të natës në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën të ditur se janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., me mjetin me drejtues shtetasin A. F.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos