Aksident me 3 të plagosur pranë Pallatit të Brigadave

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 17:19 | Kronikë

Një aksident me pasojë tre persona të lënduar ka ndodhur pasditen e së enjtes pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Sipas policisë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos