
Gjykata Posaçme lë të pandryshuara masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për inceneratorin e Fierit.
Bëhet fjalë për shtatë masa "arrest ne burg" dhe dy "arrest në shtëpi", për dy të akuzuarat e gjinisë femërore.
U caktuan masa të sigurimit për shtetasit:
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, arrest në burg
Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz, arrest në burg
Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesioneve, arrest në burg
Florian Muçaj, ish-anëtar i komisionit, arrest në burg
Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit, arrest në burg
Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit, arrest në shtëpi
Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit, arrest në shtëpi
Klodian Zoto, ish administrator i Integratet Technology Servises, arrest në burg
Arenc Myrtezai, ish administrator i inceneratorit të Fierit, arrest në burg.
Ndërkohë, sot ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, është arrestuar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë dhe komisariatit nr. 1 në kryeqytet. Ai është i përfshirë në aferën për inceneratorin e Fierit dhe akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe korrupsion. (A2 Televizion)