
Një zjarr ka përfshirë godinën e sanatoriumit në lagjen numër 4 në Korçë, ku për pasojë është lënduar një pacient.
Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka rënë rreth mesnatës, ndërsa pacienti 62-vjeçar i shtruar në spital ka marrë djegie të lehta dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. (A2 Televizion)