Aksident me 5 të plagosur në aksin Qafë Thanë-Pogradec

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 08:21 | Kronikë
Aksident me 5 të plagosur në aksin Qafë Thanë-Pogradec

Një aksident me 5 të plagosur ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec pranë fshatit Hudënisht.

Sipas Policisë drejtuesi i një automjeti tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, mes tyre dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos