Plagosje me thikë në Elbasan

Nga A2 CNN
9 Tetor 2022, 18:47 | Kronikë
Plagosje me thikë në Elbasan

Një 21-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi P. R. 54 vjeç, i cili është vënë në pranga.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

“Në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos