Operacion antidrogë Turqi-Shqipëri, 1 i arrestuar, në kërkim dy shqiptarë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2022, 13:20 | Kronikë
Operacion antidrogë Turqi-Shqipëri, 1 i arrestuar, në kërkim

Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët turq kanë finalizuar me sukses operacionin “Përtej kufijve”, kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në Manisa të Turqisë,  3 armë pistoleta, municion, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Gjithashtu në pranga u vu një shtetas turk, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos