
Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, në vendin e quajtur "Lagjja e Shaljanëve", ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Në aksident janë përfshirë një mjet me targa të Lezhës dhe një me targa të Kosovës.
Të plagosurit janë dy drejtuesit dhe nga dy pasagjerë në secilin mjet, njëri prej të cilëve i mitur, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)