
Dy persona mbetën të plagosur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të mbikalimit të Rinasit.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku në aksident u përfshinë mjeti me drejtues shtetasin E.S dhe mjeti me drejtues shtetasin S.K.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)