Gjendet i mbytur 40-vjeçari në rezervuarin e Gramshit

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 21:30 | Kronikë
Gjendet i mbytur 40-vjeçari në rezervuarin e Gramshit

Një person rreth 40 vjeç është gjetur i mbytur pasditen e së mërkurës në rezervuarin e fshatit Duzhë të Gramshit.

Sipas policisë viktima është 40-vjeçari V.L. i cili nga sa mësohet vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos