
Një autoveturë tip “Benz” është përplasur me një kamion pasditen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Koplik në fshatin Shtoj i Vjetër.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një grua, ndërsa janë plagosur edhe 3 persona të tjerë.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmën mjekësore. (A2 Televizion)