Elbasan, arrestohet pronari i një kompanie transporti, akuzohet për mashtrimin e ortakëve

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 22:02 | Kronikë
Elbasan, arrestohet pronari i një kompanie transporti, akuzohet për

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një sipërmarrës të kërkuar nga forcat e rendit pas akuzave për vjedhje, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim kompetencash.

Bëhet fjalë për shtetasin Agron Xibraku, banues në Cërrik,  pronar i një shoqërie transporti, i cili sipas hetimeve të forcave të rendit dhe prokurorisë kishte përvetësuar shuma të mëdha parash përmes falsifikimit të dokumenteve, duke shkaktuar dëme financiare edhe për ortakët e tjerë të shoqërisë.

Shtetasit, përtej masës së sigurisë, i janë sekuestruar në mënyrë preventive edhe aksionet e tij në firmën e transportit.   

Arrestimi i krye në kuadër të operacionit “Informaliteti”, që synon goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushat e krimit ekonomik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos