Sekuestrohet kokainë në Pogradec, arrestohen 4 të rinj

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 13:01 | Kronikë
Sekuestrohet kokainë në Pogradec, arrestohen 4 të rinj

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 4 rinj, pasi janë kapur me 525 gramë lëndë narkotike kokainë.

Policia bën të ditur se finalizoi me sukses operacionin e koduar “Liqeni”, duke vënë në pranga shtetasit D.Xh., 20 vjeç; R.V., 23 vjeç; D.B., 20 vjeç; K.L., 20 vjeç.

Sipas policisë, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Lëvizjes Operacionale të Rendit Publik në DVP-Korçë, ushtruan në lagjen nr.1, në mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D.Xh., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 525 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos