Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë pasdite në afërsi të Maliqit. Në kryqëzimin mes fshatrave Rrëmbec dhe Sheqeras, një mjet tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 37-vjeçar me inicialet M.B., banues në fshatin Orman.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur me shumë vështirësi nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti. Policia nuk ka bërë të ditur ende shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)