
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili rezulton i dënuar në Itali për tentativë vrasje.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale "Tentativë vrasjeje" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", sipas Kodit Penal italian.
Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian. (A2 Televizion)