Çela: Shkelësit e ligjit do të mbajnë përgjegjësi, zyrtarë apo ndërtues qofshin

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2019, 10:49 | Kronikë
Çela: Shkelësit e ligjit do të mbajnë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, pas vizitës së tij në Prokurorinë e Durrësit, deklaroi se “individë të papërgjegjshëm, duke kryer veprime të caktuara me koshiencë të plotë, kanë shkelur ligjin dhe pasojë është vdekja e shumë personave”.

Sipas tij, shkelësit e ligjit do të mbajnë përgjegjësi, qofshin ata zyrtarë apo ndërtues.

“Prokuroria e Durrësit po kryen hetimet. Mbështesim maksimalisht Prokurorinë e Durrësit për një hetim të shpejtë dhe eficent. Prokurorët janë të motivuar dhe besoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshëm, duke kryer veprime të caktuara me koshiencë të plotë, kanë shkelur ligjin dhe pasojë është vdekja e shumë personave. Zbatimi i ligjit duhet të jetë korrekt dhe i prerë. Shkelësit do të mbajnë përgjegjësi, kushdo që të jenë, zyrtarë apo ndërtues. Unë mund t’ju them se prokurorët kanë mbështetjen e plotë”, tha Çela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos